Aktualitet

Foto/ Dubai dhe Turqia 'vishen' me ngjyrat kuq e zi

Shkruar nga Liberale
Foto/ Dubai dhe Turqia 'vishen' me ngjyrat kuq e zi

Një urim i veçantë ka ardhur për Shqipërinë me rastin e 108 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa, është veshur me ngjyrat e flamurit kuq e zi për rreth 2 minuta.

Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë fiksuar me foto dhe video këtë moment, teksa në sfond dëgjohet të luhet edhe himni ynë kombëtar.

Njësoj si gjesti i veçantë i Dubait, edhe Turqia i është bashkuar urimit për kombin tonë.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1172623,1172624,1172622,1172621,1172620"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH