Aktualitet

Foto/ Drejtori i Policisë së Shtetit, vizitë ngushëllimi në familjen Avdia

Shkruar nga Liberale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka vizituar sot familjen e 7 vjeçares që humbi jetën pasi u përplas nga një skaf në Himarë.

Në një prononcim për mediat, Nano u shpreh se, ka marrë pjesë si qytetar për të qenë pranishëm dhe për të shprehur ngushëllime për familjen.

“Vizita ime sot nuk dua të keqinterpretohet. Kam marr pjesë për të shprehur më shumë hidhërim ngushëllimet e mia për humbjen tragjike”, ka thënë ai.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi dy ditë më parë në plazhin e Potamit. Teksa Jonada Avdia ndodhej me prindërit për pushime u përplas nga skafi i cili drejtohej nga Arjan Tase, Shef i Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Familja e vogëlushes jetonte jashtë, ndërsa kishin ardhur për pushime në Shqipëri. Ndërkohë, që shoqëria civile ka paralajmëruar se sot në orën 19:00 do të mbahet protestë përpara Kryeministrisë. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH