Showbiz

Foto/ Dojna Mema publikon për herë të parë një foto me partnerin

Shkruar nga Liberale
Foto/ Dojna Mema publikon për herë të parë një foto me

Dojna Mema është në një lidhje dashurie. Moderatorja e njohur e ekranit ka postuar një foto, ku shfaqet e kapur për dore me njeriun e zemrës.

Përshkrimi pas këtyre imazheve të zgjedhura është bindës që Dojna jeton një histori të bukur dashurie, ndonëse zbulon vetëm një copëz të njeriut që i ka rrëmbyer zemrën.

“Në jetë duhet të gjesh dikë që të dashuron, kujdeset për ty dhe të bën foto të bukura.P.S: Kriteret e mësipërme nuk janë vendosur sipas rëndësisë”, shkruan moderatorja, por i ka të qarta “kriteret” që tashmë ia ka përmbushur njeriu misterioz, të cilin ajo nuk ka dëshirë të shfaqë në publik.

Dojna është përmendur në showbiz-in rozë për një marrëdhënieje të mundshme me këngëtarin Vlashent Sata, pasi u bë pjesë e klipit të tij “Copëzat”. Vetë moderatorja nuk i konfirmoi asokohe aludimet për këtë romancë, por preferoi të mos fliste. Nuk dihet nëse dora në këtë foto është e Vlashentit, por ajo që dihet me siguri është që Dojna është e lumtur dhe fotot e tregojnë këtë mjaft mirë.

https://www.instagram.com/p/CFHbRM5hui6/?utm_source=ig_web_copy_link

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH