Showbiz

Foto/ Djali i tij punon në ndërtim, ish-ministri ka një mesazh për të

Shkruar nga Liberale
Foto/ Djali i tij punon në ndërtim, ish-ministri ka një mesazh

Ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Lutfi Zharku ka bërë një urim special për djalin e tij, i cili feston 24-vjetorin.

Ai ka zgjedhur një fotografi interesante, teksa shkruan se i biri punon në ndërtim, pavarësisht se ka studiuar Ekonomi.

Sipas tij, kjo është një mënyrë se si djali i tij të ndërtojë personalitetin dhe të kuptojë se si fitohet rroga.

Postim i plotë:

Ariani im sot i mbush 24 vjet. Ka kryer fakultetin ekonomik si student i shkëlqyeshëm por prodhon beton. Po e përjeton si çdo i ri se sa vështire fitohet rroga. Po e ndërton personalitetin e një te riu punëtor dhe te ndershëm qe te jetoje prej punës se vet. Edhe sot nuk ka pushim. Çdo dite e me shume po behet burrë. Uroj te jetoje 100 vjet me shëndet, i lumtur dhe me nder!/Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1098574,1098575"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH