Aktualitet

Foto/ Dhunohet nga dy persona avokati i njohur në Vlorë

Shkruar nga Liberale

Avokati i njohur, Kujtim Cakrani është dhunuar nga dy persona gjatë ditës së sotme, ndërsa dyshohet se kjo ka ardhur për shkak të detyrës së tij.

Ka qenë vetë avokati ai i cili ka bërë denoncimin në komisariatin e policisë, ku ka thënë se i njeh personat që e kanë kërcënuar.

Sipas tij, ata i kanë thënë që të heqë dorë nga një çështje, që ka të bëjë me rrëmbimin e një shtetasi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH