Life Style

Foto/ Deputeti me koronavirus, puthet me të shoqen nga xhami

               Publikuar në : 15:20 - 21/11/20 liberale

Deputeti Ervin Bushati është infektuar nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi të veçantë në rrjete sociale.

Ai ka publikuar një foto ku shihet duke u puthur nga xhami me bashkëshorten. Deputeti ka treguar se është në ditën e katërt, pa dhënë detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore.

“Dashuri në kohë Covidi. Duke numëruar ditët, dita 4”, ka shkruar Bushati krahas fotos.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back