Aktualitet

FOTO/ Dëbora zbardh verilindjen, në të gjithë vendin temperatura me shenjën “minus“

Shkruar nga Liberale

Dëbora që ka nisur me intensitet në zonat verilindore ka ulur ndjeshëm temperaturat. Edhe në vendin fqinj, Greqi, raportohen reshje të shumta dëbore, çka ka ulur ndjeshëm temperaturat edhe në jug të Shqipërisë. Temperaturat do të vijojnë të bien ndjeshëm sipas meteorologëve edhe gjatë ditës së nesërme.

Në Bulqizë gjatë pasdites së sotme kanë rinisur reshjet e borës, të cilat për dy orë janë shoqëruar edhe me erëra të fortë. Policia lokale bën thirrje që drejtuesit e automjeteve të shmangin lëvizjet gjatë natës pasi temperaturat kanë filluar në ulje.

Vetëm dy ditë më parë ngricat në rrugë shkaktuan një aksident rrugën e Arbrit në vendin e quajtur “Pishat në Fushë Bulqizë”. Dëbora, nga ulja e temperaturave, pritet të shoqërohet me ngrica në të gjithë territorin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH