Vajza e politikanit dhe biznesmenit Dom Doshi i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme.
Briana Doshi ka kurorëzuar dashurinë në një ceremoni madhështore, me djalin e një biznesmeni, Bruno Çelën, djali i Geront Çela.
Dekori i është besuar Alketa Vejsiut, dhe kur Briana është futur të shohë sesi ambjentin ku ajo do t’i jepte fund beqarisë, e ka konsideruar atë një përrallë e vërtetë, e rrethuar ngado me trëndafila shumëngjyrëshe.
“Nuk e di, nuk më besohet”, dëgjohet të thotë ajo e emocionuar.
Dasma më të ftuar të shumtë Vip është mbajtur kryesisht private, por disa detaje kanë dalë në publik.
Luiz Ejlli ka qenë i ftuar nga djali i Tom Doshit, dhe duket se ata janë miq të mirë. “Dy mbretërit”, kanë shkruar ata krahas fotos. /Liberale.al/