Aktualitet

Foto/ Dardha e zbardhur nga dëbora, destinacioni i fundjavës

Shkruar nga Liberale
Foto/ Dardha e zbardhur nga dëbora, destinacioni i fundjavës

Dardha, fshati turistik i Korçës, është kthyer këtë fundjavë në destinacionin e dashur për shumë të rinj e familjarë nga kryeqytetit, të cilët mezi presin këtë stinë për të shijuar reshjet e dëborës.

Dëbora e parë për këtë dimër ka zbardhur gjithë zonën duke dhuruar një peizazh spektakolar. Në pikën më të lartë të fshatit, trashësia ka arritur në 20 centimetra.

Edhe pse me temperatura të ulëta, të rritur e fëmijë kanë kaluar shumë orë në dëborë.

Dardha, Voskopoja e Korça mbeten më të kërkuarat në fundjavë nga qytetarët ndërsa akomodimi në hotelet dhe bujtinat e këtyre zonave mbetet e vështirë në këtë sezon për shkak të fluksit të lartë.

Më poshtë po sjellim disa foto të realizuara nga gazetari Tonin Frroku.

[gallery columns="1" size="full" ids="1111342,1111343,1111344,1111345,1111346,1111347,1111348,1111349,1111350,1111351,1111352,1111353,1111354,1111355,1111356,1111357,1111358,1111359,1111360"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH