Çmimin Nobel për paqen këtë vit e ka marrë kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed.
Komiteti norvegjez i Nobelit ka vendosur t’i ndajë Ahmedit këtë çmim për përpjekjet e tij që të arrijë paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Gjithashtu edhe për inciativën e tij që të zgjidhë konfliktin me shtetin fqinj, Eritrenë.
Të dyja shtetet kanë luftuar në periudhën 1998-2000, mirëpo tensionet kanë vazhduar të jenë të larta për më shumë se një dekadë më pas. /Gazeta Liberale