Oktoberfest është festa më e madhe e birrës që organizohet çdo vit në Gjermni dhe e ka origjinën nga Mynihu.
Miliona persona nga e gjithë bota mblidhen në Gjermani, nëpër tenda, për të konsumuar birrë, për të dëgjuar muzikë e për të kërcyer.
Këtë vit festa nisi në 21 shtator dhe u mbyll ditën e djeshme.
Rreth 7 milionë litra birrë konsumohen në total, ndërkohë që festivalit i bashkohen çdo vit e më shumë VIP-a.
Festivali i parë i birrës u organizua në vitin 1810 për të shënuar martesën e mbretit Ludvigu i Parë me princeshën Terezë Saks-Hildburgenhausen.
Që atëherë është bërë një festeival i madh që ka marrë vëmendje botërore./Gazeta Liberale