Showbiz

FOTO/ Cila është e vërteta e dashurisë së shtirur mes Kiarës dhe Luizit?

Shkruar nga Liberale

Lidhja e tyre ishte sajesë, një lojë, apo ka ndonjë krisje mes tyre. Ka nga ata që thonë se Kiara po e përdor Luizin për famë, derisa të dalë nga shtëpia, pasi në të vërtetë mes tyre nuk ka asgjë.

Shumë thonë se dashuria e tyre është e sinqertë, të paktën ajo e Luizit për Kiarën.

Cila është e vërteta?

Të gjithë menduan se pas surprizës që Luizi i bëri Kiarës për Shën Valentin, gjërat mes çiftit do shkonin më së miri, por nuk ka ndodhur kështu.

Që prej mbrëmjes së djeshme, Kiara ka mbajtur distancë nga Luizi ndërsa ky i fundit i ka kërkuar të ketë besim. Madje mëngjesin e sotëm Kiara është sjellë sikur Luizi nuk ekziston në shtëpi.

Ajo ka shkuar në tualet dhe nuk e ka përshëndetur Luizin, i cili ndodhej aty. Ky veprim e ka habitur Luizin, i cili i tha: "Kaq i padukshëm të dukem që as mirëmëngjes nuk thua?". Kiara nuk iu përgjigj, por vazhdoi të ecte.

"Ç’pati kjo?", i tha Luizi Valbonës, e cila ndodhej aty.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH