Showbiz

Foto/ Çfarë ndodhi mes vajzave? Ina Kollçaku dhe Olta Gixhari shpërthejnë në lot pas performancës

Shkruar nga Liberale

Ina Kollçaku, e cilësuar shpesh si vajza rebele dhe kontraverse, është pjesë e spektaklit "Dancing With The Stars", ku jo pak herë ka pasur përplasje me jurinë.

Javën e kaluar ajo u bë lajm pas grindjes me kryetarin e jurisë, balerinin Ilir Shaqiri, por edhe me Valbona Selmillarin, e cila e cilësoi të paedukatë dhe që nuk respekton më të rriturit, ndërsa Ina iu përgjigj "se nuk jemi në komunizëm këtu".

Mbrëmjen e së premtes, Ina ka ardhur duke performuar në rolin e "Barbie",  pasi spektakli ia dedikoi mbrëmjne filmit dhe kinemasë botërore. Secili nga konkurrentët interpertuan performancat e tyre duke u bazuar në një film përkatës.

Kërcimi i Inës dedikuar figurës së gruas solli shumë emocione, aq sa ajo u përlot. Këtyre emocioneve iu është bashkuar edhe aktorja Olta Gixhari, të cilat ashtu të përlotura i dhanë një përqafim të gjatë njëra-tjetrës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH