Burgu i Peqinit dhe 313-ta në Tiranë do të jenë ambientet ku do të izolohen anëtarët dhe krerët e organizatave kriminale të cilët edhe nga burgjet drejtojnë trafikun e drogës, prostitucionit, apo përfshihen në krime të rënda.
Kreu i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili në një intervistë për ReportTv ka shpjeguar se çfarë ndodh me 41 bis, ligjin e regjimit të posaçëm të sigurisë adaptuar nga modeli italian.
I pyetur për numrin e atyre që do t’i nënshtrohen këtij regjimi Ismaili shpjegon se nuk ka se si të ketë një numër kur subjekt është vetëm ai që e shkel.