Showbiz

Foto/ Brenda apartamentit super luksoz të Kristiano Ronaldos

Shkruar nga Liberale
Foto/ Brenda apartamentit super luksoz të Kristiano Ronaldos

Futbollisti i njohur, Kristiano Ronaldo ka blerë një apartament me vlerë plot 7.2 milion euro, një rekord për shitjen e pasurive të patundshme në qytetin e Lisbonës.

E ndarë në dy katet e larta të një ndërtese luksoze të vendosur në Rua Castillho, apartamenti ka një sipërfaqe prej 288 metra katrorë dhe është vetëm 2 hapa larg lagjes ku u rrit ylli i Juventus.

Tre suita, dhoma e ndenjes, dhoma e ngrënies, banjë me sauna e xhakuzi, palestër, kinema janë vetëm disa nga komoditetet e apartamentit luksoz.

Blerja daton rreth një vit më parë, megjithatë apartamenti do të jetë i disponueshëm vetëm nga shkurti i 2021, pasi të jenë bërë të gjitha ndryshimet e kërkuara nga futbollisti.

[gallery columns="1" size="full" ids="1112713,1112714,1112715,1112716,1112718,1112719,1112720"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH