Globi

Foto/ Brazili përgatitet për shtimin e viktimave nga koronavirusi

Shkruar nga Liberale
Foto/ Brazili përgatitet për shtimin e viktimave nga koronavirusi

Këto foto nga São Paulo, Brazil, tregojnë se si vendi po detyrohet të përgatitet për një rritje të vdekjeve si rezultat i shpërthimit të Covid-19, pasi presidenti brazilian kishte hedhur poshtë rrezikun e virusit.

Varrezat Vila Formosa, më të mëdhatë në Amerikën Latine, kanë pasur një rritje prej 30% të numrit të varrosjeve, i tha menaxheri i saj Associated Press. Më shumë se 1.5 milionë njerëz janë varrosur tashmë në varreza, e cila mbulon një sipërfaqe prej 780,000 metra katrorë.

Brazili deri më tani ka konfirmuar gjithsej 6.931 raste të infeksionit koronavirus, me 244 vdekje dhe 127 shërime./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1133339,1133340,1133341"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH