Showbiz

Foto/ Brad Pitt habit fansat, shfaqet me fund në tapetin e kuq

Shkruar nga Liberale

Brad Pitt i ka befasuar të gjithë me daljen e tij të fundit në publik. Teksa promovoi filmin e të tij të ri, “Bullet Train”, ai u shfaq në tapetin e kuq i veshur me një fund ngjyrë kafe deri tek gjuri dhe me një xhaketë linoje.

Veshjes së tij, ai ka zgjedhur t’i shtojë një këmishë ngjyrë rozë, varse, syze dielli dhe një palë çizme të zeza.

Në vitin 2004, teksa ishte duke promovuar filmin e tij “Troy”, Brad tha se “Verën e ardhshme burrat do të veshin funde”.

Dhe si duket kjo ka rezultuar e vërtetë, pasi jo vetëm ai, po shpesh kemi parë personazhe meshkuj të njohur e të panjohur që veshin funde. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH