Politikë

FOTO/ Berisha, takim miqësor me deputetin socialist ‘që mbillte arat me kanabis’

Shkruar nga Liberale

Ish-kryeministri Sali Berisha të enjten para se të hynte në sallën e Kuvendit është takuar  me deputetin socialist Paulin Sterkaj, madje ata kanë qëndruar dhe kanë biseduar pak momente me njëri-tjetrin.

U pa një takim shumë i ngrohtë mes tyre, siç duket se akuzat e vjetra janë lënë mënjanë.

Kujtojmë se shtatë vite më parë, në vitin 2015, Berisha do të akuzonte në Kuvend Paulin Sterkajn se po mbillte ara me kanabis dhe se kishte goditur kryetarin e PD-së, në Malësi të Madhe, për këtë çështje.

“Qytetarët e Malësisë së Madhe kanë denoncuar arat e tua me kanabis. Paulin, ke goditur 5 herë me qytë pistolete në kokë kryetarin e PD Malësi e Madhe, Pjerin Spatharin”, ka qenë akuza që i ngriti Berishës deputetin socialist.

Gjithsesi, ka kaluar shumë kohë prej asokohe. Akuzat politike “i merr era” dhe brenda ditës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH