Aktualitet

Berisha, në protestë edhe kundër ambasadores Yuri Kim

Shkruar nga Liberale
Berisha, në protestë edhe kundër ambasadores Yuri Kim

Në protestën e thirrur nga kreu i "Rithemelimit", Sali Berisha ka pasur edhe pankarta kundër ambasadores së SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim.

Kujtojmë se, ka pasur disa deklarata hidh e prit mes ambasadores dhe Berishës, pasi ky i fundit u shpall non-grata nga SHBA-të.

Në një mesazh në Twitter, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shkroi se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante Sekretari Amerikan i Shtetit në maj të 2021-shit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH