Aktualitet

Foto/ Autori tregon arsyen pse e vrau 44-vjeçarin në Peqin

Shkruar nga Liberale
Foto/ Autori tregon arsyen pse e vrau 44-vjeçarin në Peqin

Zbardhet dëshmia paraprake në polici e 36-vjeçarit Leonard Bashaliu, i cili mëngjesin e sotëm vrau me armë zjarri 44-vjeçarin Ylber Xhahysa në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Tvklan.al ka mësuar se 36-vjeçari është shprehur në dëshminë paraprake që vrasja të ketë ndodhur për një ngjarje të para 5 viteve.

“U zumë kot, 5 vjet më parë më ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati”, ka thënë 36-vjeçari Bashaliu. Konflikti që nisi me fjalë mëngjesin e sotëm përfundoi me përdorimin e armës dhe vrasjen e 44-vjerçarit.

Autori Leonard Bashaliu ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike në momentin që ka dhënë këtë dëshmi pas kryerjes së krimit.

I ndjeri, baba i dy fëmijëve, ishte pronar i një Kabllori për transmetime televizive në zonë. Ai u qëllua me pistoletë dhe mbeti i plagosur por ndërroi jetë në spital.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1202428,1202429"]

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH