Aktualitet

Foto/Atentati ndaj prokurorit, makina e autorëve me targa të vjedhura

Shkruar nga Liberale

Grupi hetimor do të hetojë sot rreth makinës së braktisur që është gjetur pak orë pas atentatit në Durrës ku u plagosën tre persona mes tyre edhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj.

Mjeti, tip “Mercedes Benz” i cili rezultoi me targa të vjedhur është gjetur, i padjegur, e me dyer të hapura, rrugës për në Ishëm, afër varrezave, ndërsa brenda janë gjetur dy armë automatike.

Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur; prokurori Ndoj, Aleksandër Laho, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, një person me precedentë penalë dhe Andi Maloku, shoferi i prokurorit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH