Aktualitet

Foto/ Arrestohet gazetari, kërcënonte kolegen në telefon

Shkruar nga Liberale

Sadik Sejdinaj 26-vjeç është vënë në prangat e policisë pasi prej kohësh kërcënonte me anë të telefonit një vajzë me iniciale A.T.

Ai prezentohej si gazetar dhe më pas shqetësonte pa pushim koleget duke i telefonuar vazhdimisht.

Kjo e fundit e ka denoncuar atë në policia dhe në dëshminë që ka dhënë ka thënë se i riu të cilin e kishte koleg i kërkonte asaj mundësi për t’u lidhur bashkë.

"Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për "Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën shtetasin e shpallur në kërkim:

S.S, 26 vjeç, banues në Mallakastër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale" Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike" pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T.

Shtetasi S.S iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale", njofton policia. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH