Showbiz

FOTO/ “Anije e pamposhtur”, Rezarta Shkurta dedikim special nipit të Enver Hoxhës

Shkruar nga Liberale

Këngëtarja Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, ndonëse bashkëjetojnë prej 17 vitesh, festojnë sot 1 vjetorin e martesës së tyre.

Një vit më parë, ata i thanë “po”  njëri-tjetrit në një jaht luksoz në një nga bregdetet shqiptare.

Ky përvjetor martese është kujtuar nga këngëtarja, e cila ka risjellë një fragment me video nga ceremonia e zhvilluar një vit më parë. Rezarta Shkurta ka thënë fjalët më të ëmbla për partnerin e saj, ku krahas videos shkruan: “Sa krenare jam për ty e për dashurinë tonë”.

“Një anije e pamposhtur nga çdo dallgë e ajsberg që na solli jeta! Jam këtu sot, si ditën e parë, e dorëzuar te krahët e tu duke të dashur edhe më fort se dje…”

“Gëzuar përvjetorin drita e syve të mi”.

Çifti edhe pse plot 17 vite së bashku, ndonëse Ermali kaloi disa vite në burg, duken shumë të dashuruar dhe këtë e tregojnë me anë të postimeve të shumta dedikuar njëri-tjetrit.

Ermali është nipi i udhëheqësit të periudhës komuniste, Enver Hoxha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH