Aktualitet

Foto/ Ambasadori: Muxhahedinët në Shqipëri po përdorin një armë të re

Shkruar nga Liberale

Ambasadori i Iranit në Britani të Madhe, Hamid Baeedinejad ka postuar në profilin e tij në Tëitter një foto, për të cilën thotë se është bërë brenda kampit të muxhahedinëve në Shqipëri.

Ai shkruan më tej se ata  po përdorin “super kompjutera” siç i quan ai, për të shpërndarë lajme të rreme ndaj Republikës Islamike të Iranit.

“Anëtarët e MKO në kampin Ashraf, në Shqipëri, po përpiqen të përdorin një tip të ri arme kundër Iranit. Armët e tyre përfshijnë super-kompjutera me të cilët ata po përpiqen të shpërndajnë gënjeshtra dhe lajme të rreme për të helmuar opinionin publik”, shkruan Baeedinejad.

Të paktën 3 mijë muxhahedinë strehohen në Shqipëri si rezultat i marrëveshjeve të qeverive shqiptare me SHBA-në./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH