Aktualitet

Foto/ Aksidentohet autobusi i "Qytetit Studenti"

Shkruar nga Liberale

Autobusi i "Qytetit Studenti" dyshohet se është përplasur me mbulesën e vendqëndrimit të stacionit të autobusit.

Ngjarja është regjistruar pranë bulevardit te materniteti Mbretëresha Geraldinë.

Sipas televizioneve informative, bëhet fjalë për urbanin e linjës "Jordan Misja-Qytet Studenti", i cili është përplasur me strehën e vendqëndrimit të stacionit.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

"Më datë 02.05.2022, rreth orës 13:00, në bulevardin “Zogu I”, shtetasi D. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Tiranës së Re, dyshohet se është përplasur me mbulesën e vendqëndrimit të stacionit të autobusit. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.", njoftoi policia.

Sipas saj, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH