Sociale

FOTO/ Aksident tragjik në Kavajë, humb jetën anëtari i Këshillit Bashkiak në Rrogozhinë

Shkruar nga Liberale

Aksidenti me pasojë vdekjen e të riut ndodhi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”, në Kavajë.

Bajazit Thaçi, 28-vjeç i cili ndërroi jetë dje si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor ‘Gosë-Vilë Bashtovë’ në Kavajë, ishte anëtar i Këshillit bashkiak në Rrogozhinë.

Në një shënim në rrjetet sociale, Këshilli Bashkiak në Rrogozhinë shpreh ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të 28-vjeçarit.

“Me shumë keqardhje dhe trishtim, njoftojmë se anëtari i Këshillit Bashkiak në Rrogozhinë, Bajazit Thaçi, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur. Kjo humbje e papritur ka lënë një boshllëk të thellë në komunitetin tonë dhe ka shkaktuar dhimbje për familjen e tij dhe miqtë. Ai ishte një kontribues i shquar në shërbimin e publikut dhe kishte përkushtim të palëkundur ndaj përparimit të bashkisë dhe komunitetit të saj. Jemi solidar me familjen dhe miqtë e tij në këtë moment të vështirë dhe shprehim ngushëllimet më të thella. Kujtimi i tij do të jetë një frymëzim për ne të gjithë, dhe do të mbetet gjallë në kujtesën tonë përgjithmonë.’- shkruan Këshilli Bashkiak.

Dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe. Benz-i doli nga rruga duke i marrë jetën 28 vjeçarit.

 

Poll
SHQIPENGLISH