Aktualitet

Foto/ Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen 4 persona

Shkruar nga Liberale

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Korçë-Pogradec pranë “Kthesës së Maliqit”, ndërsa mësohet se janë plagosur katër persona, dy prej të cilëve drejtues të mjeteve.

Nga informacionet e para mësohet se janë përplasur dy mjete me njëra-tjetrën, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.

Nuk dihet ende se si është gjendja e të plagosurve ndërsa mësohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë dhe moti i keq. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH