Aktualitet

Foto/ Aksident i rëndë në Itali, shqiptari niset me helikopter në spital

Shkruar nga Liberale

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në aksident. Mësohet se, ngjarja ka ndodhur në Viale Veneto në Riçione të Italisë.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, udhëtonte me një kamionçinë, teksa humbi drejtimin e mjetit dhe doli nga rruga, ku për pasojë u përplas me një pemë.

Nga përplasja mjeti u shkatërrua thuajse plotësisht, ndërsa shoferi u transferua me helikopter në spitalin Bufalini në Cesena.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH