Aktualitet

Foto/ Aksident i rëndë në Fushë-Krujë/ Lëndohen shoferët

               Publikuar në : 09:09 - 12/06/19 Liberale

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku si pasojë dy shoferët janë lënduar. Dy makina tip Benz janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë të lënduar kanë mbetur shoferët.

Njëri prej tyre, Sabah Tupi i cili drejtonte mjetin me targa AA 828 UF, ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Mësohet se shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia e automjetit me targë AA 772 VD, i cili drejtohej nga Kastriot Dauti banues në Krujë, i cili ka marrë dëmtime më të lehta.

Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në aksident./ Gazeta Liberale

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *