26 viktima, 16 të humbur dhe dëme shumë të mëdha materiale është bilanci i tajfunit “Hagibis”që goditi Japoninë ditën e shtunë.
Tajfuni në fjalë konsiderohej si një ndër më të fuqishmit në vitet e fundit la një skenë të vërtet shkatërrimi në disa zona të Japonisë.
Qindra mijëra banorë janë larguar nga banesat e tyre dhe gjysmë milioni të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike. Më shumë se 800 fluturime janë anuluar në dy aeroportet e Tokios dhe është pezulluar transporti hekurudhor në shumë zona.
Helikopterët, anijet dhe mijëra trupa ushtarake janë dërguar në mbarë vendin për të shpëtuar njerëzit, pasi tajfuni përmbyti shtëpitë e tyre.
Transmetuesi publik, NHK tha se 14 lumenj në mbarë vendin kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar vërshime./Gazeta Liberale