Aktualitet

Foshnja 2-muajshe me Covid në spital, mjekja tregon gjendjen e saj

Shkruar nga Liberale
Foshnja 2-muajshe me Covid në spital, mjekja tregon gjendjen e saj

Shqipëria ka regjistruar sot 90 të prekur me Covid-19, një numër rekord të infektuarish. Ndërkohë në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 80 pacientë, mes të prekurve është dhe një fëmijë 2 muajsh.

Epidemiologia Marjeta Dervishi ka treguar për Euronews Albania, se foshnja 2-muajsh e prekur dhe nëna e saj janë shtruar me shenja klinike të Covid-19, kryesisht temperaturë.

“Gjendja e fëmijës dhe nënës është e stabilizuar, ato kanë shfaqur simptomat klinike, Fëmija është në monitorim të plotë nga mjekët pediatër, por dhe nënë është nën kujdesin e mjekëve. Ky është rasti i parë i një fëmije që është shtuar në spital, ndërsa në rastet e tjera sëmundja është mposhtur me gjendje të mirë”, tha ajo, duke shtuar se nga nisja e pandemisë në vendin tonë janë infektuar me Covid-19, 125 fëmijë.

Dervishi ka bërë dhe një apel për respektimin e masave nga qytetarë, duke thënë se neglizhenca është një nga faktorët që ka sjellë shtimin e rasteve.

Duhet të ketë një rritje të ndërgjegjësimit për të respektuar masat që janë fare të thjeshta. Është i detyrueshëm përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura, virusi është mes nesh. Pas periudhës së karantinës ka ndodhur e kundërta, nuk kemi pasur respektim të masave mbrojtëse”, përfundoi ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH