Aktualitet

Forumet UET/ Peçini: Shqipëria s'mund ta përballoj shëndetësinë falas

Shkruar nga Liberale

Në Forumet UET ishte i ftuar mjeku Olti Pecini drejtues i spitalit Salus, në një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Shkencave Mjeksore Teknike në UET.

Problemet e sistemit të shëndetësisë, ikja e bluzave të bardha drejt Bashkimit Europian si dhe buxheti i shëndetësisë në Shqipëri ishin disa nga çështjet që mjeku Peçini u ndal më tepër në këtë bashkëbisedimi.

Ndërkohë në lidhje me emigrimin e mjekëve dhe të bluzave të bardha në terësi  është një tendencë që po vërehet në të gjithë vendet, sidomos në vendet e Europës Jugore dhe Lindore por në përgjithësi është një tendencë që vetë mjekët kanë.

“Së pari është e drejta e çdo individi për të ushtruar profesionin e tij ku do në botë madje dhe atë të shkencave mjeksore. Ata thonë që duan kushte të mira që të bëjnë shëndetësi të mirë. Për vetë specifikën e profesionit, kuptohet që kërkesat në çdo vend, nga çdo njeri, janë maksimale për shëndetin dhe mjekët që të përgjigjen në maksimum duan të kenë kushte të mira për të ushtruar profesionin e tyre. Problemi i largimit të Personelit Shëndetësor mjekë dhe infermjerë jashtë shtetit, nuk është i ri. Kjo problematikë, si dhe në të gjitha vëndet e vogla të Ballkanit, është bërë një fenomen i zakonshëm, por nëse në vëndet e tjera ka gjetur zgjidhje, në Shqipëri problemet e pa zgjidhura vazhdojnë të krijojnë pakënaqësi si tek popullata përsa i përket kujdesit shëndetësor,  po ashtu edhe tek vetë personeli shëndetësor që e sheh veten të pamotivuar.”

Në lidhje se sa mund ta përballoj Shqipëria një sistem të shëndetësisë falas, drejtuesi i spitalit Salus u shpreh se, “Shqipëria e ka të pamundur për vetë faktin e buxhetit që ajo zotëron në këtë sektor. Nuk është problemi për të përballuar vetëm pagat e mjekëve dhe të gjithë specialistët e mjekësisë, pasi ky buxhet nuk arrin as 20% të totalit të këtij buxheti, por janë medikamentet, pajisjet e shumë elementë të tjerë që e bëjnë të pamundur shërbimin mjeksor të ofrohet falas”.

Gjithashtu mjeku Olti Peçini shtoi se problem nuk është vetëm sasia e buxhetit që është në dispozicion për këtë sektor të rëndësishëm por edhe keqmenaxhimi që bëhët në këtë sistemin shëndetësor publik shqiptar.

“Sigurisht problem kryesor mbetet keqmanaxhimi i sistemit shëndetësor nga një administratë jo efektive e cila drejtohet nga drejtues jo efektive. Se si do ta zgjidhë problemin qeveria, i takon asaj ta gjej pasi i ka të gjitha burimet e nevojshme për këtë”.

Olti Peçini u ndal gjithashtu edhe në standardin e shërbimit mjekësor që ofrohet nga spitalet qoftë publike apo private, pasi nuk ekziston një mekanizëm që ta bëj atë. Në shqipëri ka mungesë të përcaktimit të një unifikimi të standardit të cilësisë në shërbimin mjeksor, kjo vjen si pasojë pasi shteti duhet të luaj vetëm rolin e kontrollorit dhe të promovojë politka zhvilluese në këtë sektor. Përcaktimi i standardit dhe akreditmi i spitaleve qoftë publike apo private do të rregullonte një pjesë të mirë të shërbimit mjeksor në Shqipëri./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH