Aktualitet

Forumet UET/ Mane: Turizmi, sektori më potencial për të investuar

Shkruar nga Liberale
Forumet UET/ Mane: Turizmi, sektori më potencial për të investuar

Presidenti i Balfin Group Samir Mane i ftuar në Forumet UET foli mbi librin Forca e Faktit nga Hans Rosling në të cilën ka bërë dhe parathënien, një libr që shpjegon se bota nuk është ajo që ne kemi si përceptim, por në përmbajtjen e tij është bota dhe  mënyra sesi duhet ta kuptojmë atë.

Në Forumet UET ishte i ftuar bizesmeni i njohur Samir Mane, në një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë. Sipërmarrësi Samir Mane foli fillimisht për librin e tij “Forca e Faktit”, i cili është një libër që flet për mënyrën se si njerëzit duhet ta perceptojnë botën dhe një libër që të jep shpresë për një botë më të mirë dhe të drejtë. Në këtë libër, ku sipërtmarrësi i njohur Samir Mane ka bërë parathënie thekson se njerëzimi nuk është më si më parë. Sipas Presidentit të Balfin Group perceptimi për botën ku ne jetojmë është krejtësisht i gabuar. Mbi bazën e fakteve që janë të shkruara në këtë libër arrinë në konkluzionin që bota nuk është ashtu sic duket. Gjiuthashtu, z. Mane shton se në përmbajtjen e këtij libri është bota dhe mënyra sesi duhet ta kuptojmë atë.

“Duke qenë se libri trajton në përgjithësi analiza 20 vjeçare, edhe në historinë e kombit shqiptarë gjërat nuk kanë qenë kurrë më mirë se këto 20 vjet. Pavarësisht kësaj shumë mendojnë se gjërat janë në vend ose janë duke u përkeqsuar. Po të lexoni faktet në këtë libër ju siguroj që do të mendoni se bota është më e mirë nga sa e mendoni. Padyshim që ka perceptime të ndryshme por ka 16 mijë aviona në sekond dhe nuk përbëjnë asnjë lajm. Një krisje e vogël përbën një lajm të madh kështu që njerzit mendojnë që ka shumë aksidente por thelbi është që duhet të nisemi vetëm nga faktet. Unë mendoj që ky libër na bën më realist. Shqipëria padyshim është më mirë seç ka qenë dhe do jetë më mirë nesër. Ky është një proces që vazhdon dhe nuk do ndalojë”.

Duke folur për investimet e bëra Presidenti i grupit, z.Samir Mane pohon se në Shqipëri grupi synon konsolidimin e bizneseve aktuale dhe forcimin e mëtejshëm të pozitave në treg. Ndërkohë sektori më potencial në Shqipëri ai përmendi dhe turzmin ku ai ka investuar së fundmi. Ai beson se turizmi është një pjesë e rëndësishme e cila nuk duhet lënë mënjanë në Shqipëri sipërmarrësi i suksesshëm shprehet se sektori me potencialin më të madh për të investuar mendojmë që është turizmi, pasi kjo është një fushë në hapat e parë të zhvillimit në vendin tonë dhe krijimi i standardeve më të mira ndërkombëtare për pushuesit që vijnë në Shqipëri dhe që kërkojnë hotele me kushtet dhe komfortin maksimal apo për ata që duan të gëzojnë një shtëpi të dytë pushimi është sfida që kemi përpara

“Turizmi është padyshim një nga fushat më të rëndësishme. Kur më pyesin për prioritetet, them që turizmi është një nga industritë më të rëndësishme, të paktën për 10 vitet e ardhshme. Shqipëria është akoma e pazhvilluar dhe unë i mbetem idesë që turizmi është e ardhmja. Unë dhe kolëgët e mi, të huaj dhe shqiptar do të investojmë padyshim në këtë fushë” – shprehet bizesmeni Samir Mane.

Ndërkohë në Shqipëri, janë të pakët ata individë të cilët mund të bëjnë biznes jashtë Shqipërisë dhe Samir Mane është një nga ata i cili e ka bërë këtë në 7 shtete të ndryshme dhe thekson se 55 % e biznesit apo investimeve janë jashtë Shqipërisë.

Presidenti i Balfin Group duke qenë se ishte përpara një auditori me studentë të Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit i këshilloi ata se asnjehërë të mos ngurrohen nëse kanë një ide apo iniciativë për të bërë biznes.

“Kam tre këshilla: e para të provojnë të bëhen sipërmarrës, e dyta të provojnë të bëhen sipërmarrës dhe e treta të provojnë të bëhen sipërmarrës” tha Mane, ndërsa garantoi mbështetjen e tij maksimale për studentët që kanë dëshirë për të ndërmrrë iniciativën për të nisur një sipërmarrje sado modeste që ajo të jetë si fillim.

Presidenti i Grupit Balfin nuk harron pa përmendur edhe përgjegjësinë sociale që ky grup ka për katër shtyllat e tij kryesore si edukimi, mjedisi, kultura dhe shëndeti, ku në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës do të bëjnë të mundur përkthimin dhe botimin e disa librave që lidhen me eknominë e tregut, mundësitë që të jep sipërmarrja dhe liberalizmin. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH