Aktualitet

Formimi profesional, tashmë me një diplomë universitare pranë UET

Shkruar nga Liberale

UET si një institucion i arsimit të lartë, për herë të parë që prej vitit akademik 2018-2019 sjell diploma profesionale 2 vjeçare, duke i dhënë rëndësi dijes praktike, në pesë Diploma Profesionale; Kontabilitet, Menaxhim, Turizëm, Aplikime Informatike, Dizajn dhe Modë

Pas afro 15 vitesh kontribut në historinë e arsimit të lartë shqiptar, UET tashmë prej tre vitesh ka në ofertën e tij akademike edhe diplomat dy vjeçare profesionale. Arsyeja e këtyre ndryshimeve është pikërisht dëshira për të qenë gjithnjë në rrokje të zhvillimit dhe cilësisë. Që prej tre vitesh, UET vjen me një risi, atë të përfshirjes në ofertën akademike edhe 5 programe Diplomash Profesionale në Kontabilitet, Menaxhim, Turizëm, Aplikime Informatike, Dizajn dhe Modë.

Në kuadrin e Diplomave Profesionale, Universiteti Europian i Tiranës mirëpret studentë me notë mesatare ndërmjet 5 dhe 7. Kryerja e një programi profesional, në një universitet me emër, i cili i përfshin të gjitha ciklet e studimeve, ofron një garanci shtesë për suksesin e studimeve profesionale për të qenë sa më pranë tregut të punës. E ardhmja e botës së punës është e paditur, interaktiviteti ose shpejtësia e reagimit të universitetit ndaj botës së punës, dhe botës e punës ndaj universitetit, është kushti bazë.

Kontabilitet, Menaxhim, Turizëm janë tre Diplomat profesionale që ofron Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, vijnë si një përgjigje ndaj nevojave të tregut të punës.

Ofrimi i Diplomave Profesionale dyvjeçare përbën një risi interesante për UET, ku kjo diplomë tashmë do të mbajë vulën e brand-it UET, çka i jep një vlerë të shtuar kësaj diplome, e cila përdor të njëjtën “teknologji” dhe cilësi akademike, si programet e tjera të studimit në Fakultetin e Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, por në përputhje me kërkesat dhe nevojat e vetë diplomës.

Ndërkohë që në këtë vit, Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, më i madhi për nga numri i programeve dhe profileve të ofruara, mundëson Diplomën Profesionale “Dizajn  i Aplikuar dhe Modë”. Profesioni i stilistit, që synon kjo diplomë, është një profesion që është në qendër të vëmndjes në vitet e fundit, dhe për këtë arsye është mjaft i lakmuar. Ndërkohë që falë natyrës së saj kjo diplomë krijon mundësinë e akomodimit të të gjithë atyre individëve të pasionuar të cilët deri më tani nuk studionin dot modë apo dizajn, përshkak të kriterit të paracaktuar të mesatares.

Në procesin e ndërtimit të Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, që është fakulteti më i madh i UET për nga numri i programeve të studimit, profileve dhe lëndëve që ofron, është investuar mjaft në kuadër të hapjes së programeve të reja. Në drejtim të arteve të aplikuara, që tashmë përbëjnë një departament më vete, është riorganizuar programi i studimit në Dizajn, duke u integruar në Arte Pamore me më shumë profile dhe orientim praktik dhe njëkohësisht risi përbën fakti që që prej vitit akademik 2018-2019 studentët mund të zgjedhin të studiojnë edhe në diplomën profesionale Dizajn-Modë.

Ndërkohë që edhe Fakuleteti më i ri i Universitetit Europian të Tiranës, ai i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, ofron alternativën e tij për të gjithë ata të cilët e shohin formimin profesional si të ardhmen e tyre. Ky Faklutet ofron Diplomën Profesionale, “Aplikime Informatike”, e cila si program dy vjeçar vjen në koherencë të plotë me synimin e UET për t'i paraqitur tregut të arsimit shqiptar, një oferte akademike të pasur e shumëplaneshe.

UET e gjeti me vend të përfshinte në ofertën e tij akademike edhe Diplomën Profesionale në fushën e Aplikimeve Informatile, duke patur parasysh që një gamë jo e vogël maturantësh me prirje në fushën e informatikës, me shprehi të theksuara praktike, e shohin me interes faktin të mos investohen domosdoshmërisht në një program studimi Bachelor me 180 kredite por të investohen në një program më të thjeshtë studimi (me 120 kredite) dhe për të cilin ata marrin njohuritë minimale por të nevojshme teorike për të punuar në qendra të ndryshme që përfaqësojnë industrinë e informatikës në vendin tonë. Në Fakultetin tonë të Inxhinierisë, Informatikës e Arkitekturës, ne Departamentin përkatës të Informatikës e Teknologjisë  së Informacionit, bëjnë pjesë dy program studimi BA në këtë fushë, Teknologji Informacioni dhe Inxhinieri Inforamtike. Duke patur parasysh këtë fakt edhe vetë Universieteti e Fakulteteti në këtë rast, e shumë herë më të lehtë administrimin apo menaxhimin e programit, pasi ai shihet i vendosur në sinergji të plotë me programet tre vjeçare të studimit në po këto fusha, si nga pikëpamja logjistike, por edhe e burimeve njerëzore me staf të kualifikuar. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH