Globi

Formimi i qeverisë në Kosovë/ Thaçi 'kërcënon' sërish Kurtin

Shkruar nga Liberale
Formimi i qeverisë në Kosovë/ Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve.

Ai ka thënë para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, por nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor.

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejt. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor”, tha ai./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH