Aktualitet

Formimi i BKH, ja si do të funksionojë struktura e saj

Shkruar nga Liberale
Formimi i BKH, ja si do të funksionojë struktura e saj

Kandidatët që duan të bëhen hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë afat deri më 29 shtator të dorëzojnë formularin e aplikimit. Euronews Albania zbardh strukturën e të ashtuquajturës “ FBI-ja shqiptare ”, testimet që duhet të kalojnë gjatë rekrutimit përfshirë, testin e poligrafit.

Për t’u bërë hetues i Byrosë kombëtare të hetimit në formularin e aplikimit kërkohen informacione tejet të detajuara. Aspirantët duhet t'i përgjigjen saktë formularit me 6 faqe dhe 7 pjesë si dhe duhet ta dërgojnë me anë të postës elektronike jo më vonë se data 29 shtator.

Por, kjo do të jetë vetëm faza e parë. Kandidatët më pas duhet të kalojnë, testin e arsyetimit logjik, aftësisë fizike, shkruajtjen e eseve, intervistën e strukturuar dhe procesin e verifikimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës.

Por, hetuesit e FBI-së shqiptare duhet të bindin edhe ne testin e Poligrafit apo siç njihet ndryshe “makina e së vërtetës”, ku pak muaj më parë në Shqipëri u certifikuan ekspertët e parë, shkruan Euronews.

Por cila do të jetë struktura e BKH-së? Zëvëndwsdrejtori i saj do të emërohet nga Aida Hajnaj, me pëlqimin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, me mandat 4-vjeçar dhe me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

BKH-ja do të ketë edhe një njësi operacionale si dhe staf administrativ. Oficerët e mbikëqyrjes do të jenë ata që do të monitorojnë gjatë gjithë kohës komunikimet elektronike dhe llogaritë bankare të gjithë pjesëtarëve të gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme dhe punonjësve të vetë BKH-së.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH