Showbiz

Forbes e shpalli Rihannën miliarderen më të re femër në SHBA, reagon Kylie Jenner

Shkruar nga Liberale

Pasi grumbulloi një pasuri  prej 1.4 miliardë dollarësh, Rihanna rezulton si miliarderja më e re femër në SHBA, sipas listës së Forbes për 2022.

Ajo ka arritur të kryesojë listën, tre vjet pasi Forbes i dha titullin shumë të lakmuar Kylie Jennerit.

Rihanna, si bashkëpronare e  Fenty Beauty dhe pronare e 30 për qind të aksioneve në linjën e saj të të brendshmeve Savage x Fenty është gjithashtu miliarderja e parë, si dhe e vetmja grua nën 40 vjeç në listën e këtij viti të miliardereve femra në SHBA.

Forbes publikoi një artikull ku thotë se, stafi i tyre rillogariti vlerën neto të Kylie dhe arriti në përfundimin se ajo nuk është një miliardere, pasi ka më pak se 900 milion dollarë.

Pas këtij publikimi të Forbes ka reaguar Kylie, e cila tha se nuk ishte mërzitur për heqjen e titullit.

“Unë mund të përmend një listë me 100 gjëra më të rëndësishme tani sesa të fiksoj se sa para kam. Jam e bekuar përtej viteve të mia. Çdo gjë ka shkuar shumë mirë dhe kam një vajzë dhe një biznes të suksesshëm dhe jam e lumtur kështu”, u shpreh ajo. /K.K-Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH