Aktualitet

“Foltorja” në Fier, ja deputët që iu bashkuan Berishës

Shkruar nga Liberale
“Foltorja” në Fier, ja deputët që iu bashkuan

Sali Berisha vijon lëvizjen kundër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Këtë herë, në kuadër të turit “Foltorja”, ai ka shkuar në Fier, ku po zhvillon një takim me demokratët. Ai u prit nga kreu i PD-së në qytetin e Fierit, Luan Baçi, ndërsa ishte i shoqëruar nga Flamur Noka.

Gjatë takimit, Berisha tha se Lulzim Basha e ka dorëzuar sovranitetin e Partisë Demokratike, duke e zbritu partinë “në nivel minimal”. Madje, ish kreu i PD-së kërkoi falje publike për faktin që ka mbështetur Lulzim Bashën.

Me këtë lëvizje, ish-kreu i PD, Sali Berisha synon të organizojë një referendum për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar demokrat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH