Aktualitet

“Foltorja” e Berishës zhvendoset në Gjirokastër

               Publikuar në : 16:59 - 06/10/21 liberale

Turi i takimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha do të ndalet pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Është vetë Berisha që i ka ftuar demokratët t’i bashkohen “Foltores” në orën 18 në sallën e Hotel Olimpik të këtij qyteti.

Berisha thotë se nisma ka si synim një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur. Takimit të Gjirokastër pritet t’i bashkohet edhe ish-Presidenti Bujar Nishani siç ai vetë ka njoftuar në rrjetet sociale.

Krahas takimeve vijon edhe mbledhja e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, i cili do të vendosë për kryetarin e ri të PD-së.

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back