Aktualitet

FMN: Paketa për COVID, më e ulëta në Europë

Shkruar nga Liberale
FMN: Paketa për COVID, më e ulëta në Europë

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi parashikimet e reja për ekonominë e Europës, në të cilat shihet se Shqipëria ofroi masat më të pakta fiskale në buxhetin e vitit 2020 në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto për të përballuar pasojat e pandemisë në ekonomi.

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi parashikimet e reja për ekonominë e Europës, në të cilat shihet se Shqipëria ofroi masat më të pakta fiskale në buxhetin e vitit 2020 në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto për të përballuar pasojat e pandemisë në ekonomi.

Siç shihet në grafikun bashkëngjitur suporti fiskal (shpenzime shtesë dhe shtyrje të pagesave të taksave) ishte rreth 1 % e PBB së vendit, më i ulëti ndër vendet në zhvillim (pjesa më të kuqe e grafikut). Në masat fiskale të Shqipërisë ka dominuar më shumë rialokomi i shpenzimeve buxhetore.

Fondi Monetar Ndërkombëtar analizoi se qeveritë në Europë aplikuan mbështetje të pashembullta fiskale që vepruan si stabilizues të mëdhenj automatikë, duke mbajtur në nën kontroll gati gjysmën e rënies.

Në vendet e zhvilluara të Europës masat fiskale ishin mesatarisht sa 6.2 për qind e PBB-ve përkatëse, ndërsa në vendet në zhvillimin këto masa ishin më të zbehta, duke zënë mesatarisht 3.1% të PBB. Në Shqipëri ato ishin edhe më të ulta duke zënë vetëm 1% të PBB-së.

FMN vë në dukje se në vendet në zhvillim të tilla si Shqipëria paketat e ndihmës ishin më të limituara për shkak të kufizimit të hapësirës nga borxhi i lartë publik.

Në përgjigje të masave mbrojtëse për përballimin e pasojave të pandemisë qeveritë në të gjithë botën, sidomos në Europë akorduan fonde për të mbrojtur vendet e punës, zgjeruan shpenzimet për shëndetësinë, ofruan ndihma direkte duke subvencionuar pagesat për punonjësit që dolën të papunë nga pandemia.

Disa shtete zgjeruan programet e punësimit, duke ndihmuar firmat që mbajnë punëtorët e tyre duke përdorur fondet publike për të paguar deri në 70-80 për qind të pagave bruto për orë të tëra pa punuar, ose duke siguruar lehtësim mbi kostot e punës pa pagë. Pagesat e papunësisë u zgjeruan gjithashtu.

Analiza e stafit të FMN tregon se programet mbështetëse të qeverive mund të jenë më efektive në adresimin e një pjese të madhe të nevojave të likuiditetit të korporatave.

Deri në gusht skemat e mbështetjes së punësimit janë zbatuar në masën ë0-80 për qind në varësi të secilit vend.

Sëmundja e koronavirusit (COVID-19) shkaktoi humbje të mëdha në njerëz sidomos në Europë, por falë reagimit të fortë të qeverisë janë shmangur rezultate që mund të ishin shkatërruese.

Ekonomia e Europës parashikohet të tkurret me parashikuar të kontraktohet me 7 për qind në vitin 2020, e saj rënia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Ndërsa ekonomia e Shqipërisë do të bjerë sipas Fondit me 7.ë% këtë vit.

Denaj

Rreth 6 miliardë lekë nga buxheti i shtetit do të shkojnë për përballimin e pandemisë së Covid-19 gjatë vitit 2021, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë prezantimit në Konferencën e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare dhe të Komisioneve Kuvendore projektligjin “Për buxhetin e shtetit 2021”.

“Për vitin 2021, kostoja totale e prioriteteve për përballimin e pandemisë COVID-19 do të financohet nga buxheti është rreth 6 miliardë lekë, ku përfshihet dhe kosto e parashikuar për vaksinën Anti-COVID dhe do të garantojë një menaxhim sa më të mirë dhe efikas të pandemisë COVID 19 (Sigurisht tek kjo shumë nuk parashikohet shuma e rritjes së pagave që unë e përmenda pak më parë)”.

Ministrja informoi mbi prioritetet e buxhetit të vitit të ardhshëm, ku kryefjala ishte rimëkëmbja ekonomike, që vjen si vullnet i palëkundur i Qeverisë, për të përballuar me sukses dy fatkeqësitë natyrore që kanë goditur vendin tonë në mënyrë të njëpasnjëshme gjatë fundit të vitit 2019 dhe fillimvitit 2020: tërmeti i 26 Nëntorit dhe pandemia e shkaktuar nga COVID-19.

“Pritshmëria jonë mbi rritjen ekonomike në fund të vitit 2020 është parashikuar në nivelin -6.1%. Për vitin 2021 parashikohet qe ekonomia shqiptare do të rikthehet në trendin normal të rritjes së qëndrueshme ekonomike, ku parashikohet një rritje prej ë.ë%”, u shpreh ministrja gjatë prezantimit  të ligjit më të rëndësishëm financiar .

Qeveria aktivizon 6 kontrata të reja PPP

Qeveria ka planifikuar të aktivizojë vitin që vjen edhe 6 kontrata të reja koncesionare me Partneritet Publik-Privat me vlerë 217,ë miliardë lekë ose më shumë se 1,7 miliardë euro.

Kontratat u njoftuan nga projektbuxheti i vitit 2021, i publikuar nga Ministria e Financave.

-Vlera më e madhe i takon koncesionit për segmentin Milot-Fier me një shumë prej 178 miliardë lekë.

-Projekti i dytë më i kushtueshëm është dhënia me koncesion e PPP e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe Mbikëqyrjes së Qendrave të Kontrollit Teknik të Mjeteve rrugore me vlerë 20 miliardë lekë.

Ku koncesion vjen pasi qeveria ka vendosur të liberalizojë tregun e kontrollit teknik të automjeteve, që deri në fund të dhjetorit do të kryhet nga kompania SGS Automotive Albania, pas zgjatjes së kontratës me 16 muaj.

Krahas liberalizimit të tregut, në ndryshimet ligjore të kryera në janar të këtij viti, parashikohet që qendrat e kontrollit teknik në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të mbikëqyren dhe kjo mbikëqyrje do të kryhet nga një subjekt i specializuar, që mund të jetë subjekt publik ose privat.

      Lexo edhe këtë: Ikën një koncesion i vjetër, vjen një i ri; Qeveria liberalizon kontrollin teknik të automjeteve, por… “jep” me PPP mbikëqyrjen e tij

Ky koncesion nuk është shpallur ende zyrtarisht dhe nuk dihet se si do të funksionojë.

-Projekti i tretë është koncesioni i Aeroportit të Vlorës me vlerë prej 12 miliardë lekësh.

-Projekti i katërt është koncesioni i rritjes së sigurisë rrugore me vlerë ë miliardë lekë.

-Projekti i pestë është shërbimi i infrastrukturës së çelësave publik PKI me vlerë 208 milionë lekë.

-Projekti i gjashtë është përmirësimi i infrastrukturës rekreative në qytetin e Elbasanit me vlerë prej 882 milionë lekë.

Projektet e reja që janë planifikuar të aktivizohen të jepen gjatë vitit që vjen janë kombinim i financimit publik me atë privat.

Dy kontratat e mëdha, ajo Milot-Fier dhe Aeroporti i Vlorës do të jenë investime të partnerit privat, teksa investimi dhe fitimi për investitorët do të merret nga pagesat që të aplikohen ndaj përdoruesve të rrugës.

Më 1 korrik, Ministria e Infrastrukturës e çeli garën për ndërtimin e segmentit Milot-Fier, pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian me koncesion. Fituesi i garës do të paguajë pjesën e punimeve, të cilat do të jenë rreth 1,2 miliardë euro (pa TVSH). Ndërsa qeveria do të garantojë deri në 10% të trafikut të munguar, një shumë e barabartë 121 milionë euro për koncesionin për 17 vitet e para të operimit, nga viti 2024 që parashikohet të jetë viti i parë deri në vitin 2040. Me gjithë TVSH dhe shpronësimet, kosto e koncesionit arrin mbi 1,7 miliardë euro.

Ndërsa për Aeroportin e Vlorës qeveria merr përsipër, për shkak të riskut të lartë të këtij projekti, që të garantojë të ardhurat e koncesionarit. Sipas projektit, të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit të jenë 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2 për të gjashtë , 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 mln euro në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës. Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 138 milionë euro.

Gjatë vitit 2019 përfunduan pagesat për kontratën PPP “Ndërtimi, Operimi dhe Transferimi (BOT) HEC mbi lumin Devoll, rimbursimi i ndërtimit të rrugëve zëvendësuese ka përfunduar në vitin 2019.

Me gjithë kontratat e reja vlera e projekteve me koncesionin shkon në total në 838 miliardë lekë ose sa 49.8 për qind e PBB së vitit 2021./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH