Editorial

FMN, "luftë" Gjeorgjevës, në heshtje evropiane

Shkruar nga Liberale
FMN, "luftë" Gjeorgjevës, në heshtje evropiane

Federico FUBINI

Duke pranuar se ai në të cilin jemi të pranishëm është agimi I një lufte të ftohtë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës – siç pohon historiani Niall Ferguson – në këtë  javë terreni I belegut do të jetëWashingtoni: në ndërtesën e Fondit monetar ndërkombëtar që mban nga dje deri të hënën takimet e tij vjetore. Drejtoresha e përgjithëshme e Fmn, bullgarja Kristalina Gjeorgjeva, është e paditur se ka favorizuar në mënyrë jo korrekte Kinën më 2018. N’atë kohë ishte në drejtimin e Bankës botërore dhe paska ndërhyrë mbi stafin e institucionit që të tjetërsonte të dhënat e klasifikimit të aftësisë konkuruese (“Doing Business”) në dobi të Pekinit.

Doing Business është një instrument pushteti mjaft i prekshëm, sepse mijra shumëkombëshe çdo vit vendosin se ku do t’i drejtojnë investimet e tyre edhe në bazë t’atij shkallëzimi. Dyshimi se është fallsifikuar për arsye politike është rrënues dhe kthehet në një pikë të re të shemërisë që kundërvë, gjithënjë e më hapur SHBA e Kinën. Nga administrata amerikane kanë ardhur sinjale të qarta që Gjeorgjeva të dorëhiqet, gjë që tregon se besueshmëria e saj quhet e humbur.

Japonia është rrjeshtuar haptas me Shtëpinë e Bardhë, edhe në kah kundër-kinez. Por zyrtarisht drejtuesja bullgare do t’ishte e shtrënguar të linte postin vetëm atëherë kur aksionistët e Fmn në përfaqësi të 50 % do t’i a kërkonin, duke bërë vendimtar qëndrimin e qeverive evropiane. Drejtorët ekzekutivë të Gjermanisë, Francës e Italisë nuk ndjekin Washingtonin: për çastin, vazhdojnë t’a mbrojnë Gjeorgjevën edhe se e dijnë se tashmë ajo është e mbaruar.

Megjithatë ne evropianët nuk marrim qëndrim në këtë agim të luftës së ftohtë. Kemi shumë për të humburnga ana tregtare për njëharbutëri kundrejt Pekinit e, nga ana tjetër, ndruhemi se nuk kemi ende një kandidat të gatshëm për të zëvendësuar bullgaren. Presim që realiteti të vendosë për ne. Pa ne. Pashmangmërisht, së fundi kundër nesh.

“Corriere della Sera

Përktheu Eugjen Merlika  /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH