Aktualitet

Fluturimet, Autoriteti i Aviacionit Civil bën njoftimin e rëndësishëm

Shkruar nga Liberale

Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar të gjithë pasagjerët të jenë të vëmendshëm për të kontrolluar dhe konfirmuar fluturimin e tyre.

Kjo për shkak se operatorët ajrorë të shtetit fqinj, janë sot në grevë dhe kjo ka çuar në anulimin e shumë fluturimeve edhe nga Tirana.

Njoftim i rëndësishëm

Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton të gjithë pasagjerët që fluturojnë drejt Italisë dhe anasjelltas, të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre, për shkak të një greve kombëtare nga disa operatorë të transportit në shtetin fqinj.

Sic mund ta shihni ne tabelen me poshte, marre nga faqja e internetit të Aeroportit të Rinasit, rezulton se për momentin janë anuluar të paktën tre fluturime drejt Italisë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH