Politikë

Flutura Açka ironizon Kuvendin me tinguj kafshësh, “mjau, ki ki, muuu”

Shkruar nga Liberale
Flutura Açka ironizon Kuvendin me tinguj kafshësh, “mjau, ki

Deputetja demokrate, Flutura Açka, pasi ka marrë fjalën e saj në Kuvend, ka nisur që të imitojë kafshët. Me tone ironike ajo tha se dhe gomari që pëllet, kërkon më shumë minuta se sa i japin për të folur në foltore.

Teksa i doli në mbrojtje Sandër Kovaçit që drejton protestën e pedagogëve, tha se qeveria gjurmon këdo në rrjetet sociale. Ajo madje solli rastin konkret, duke përmendur faktin se edhe ajo është gjurmuar, si çdo shqiptar tjetër. E madje shkon edhe më tej se një edukatore do ishte pushuar nga puna, vetëm sepse kishte shprehur me një “like” në profilin e deputetes demokrate.

“Mbani shënim se çfarë bëhet në fermën pllenare këtu. Edhe gomari jashtë ka më shumë kohë për të pëllitur se 4 minutat që më japin mua.

Jeni shitës të mirë të katastrofave, e bëtë më tërmetin dhe pandeminë dhe po e bëni me luftën. E dyta që keni është vjedhja dhe vjellja.

Vjedh atje e gjithë këto firma e vota dhe vill kundër opozitës, që në mengjes keni vjellë këtu kundër opozitës, kundër protestuesve se shkoni i gjeni nënën e motrën ku i kanë.

Çfarë bëni me pedagogët, ka qenë në SHIK tha, punë e mirë është. Ai ka të drejtë të protestojë. Jo të shkosh e ta gjurmosh njeriun. Gjurmoni çdo shqiptar në Facebook duke nisur nga mua, donit të pushonit edukatoren se më bëri like në Facebook”, u shpreh Açka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH