Sociale

Fluksi i papërballueshëm për mjekët, dyfishohet numri i pacientëve me probleme mendore

Shkruar nga Liberale
Fluksi i papërballueshëm për mjekët, dyfishohet numri i

Pas periudhës së pandemisë, njerëzit të cilët shfaqin probleme të shëndetit mendor dhe kërkojnë ndihmë te mjeku në vendin tonë janë dyfishuar.

Mjekët psikiatër thonë se moshat më të ekspozuara janë të rinjtë, të cilët po përballen me shqetësime të tilla si stresi dhe ankthi.

Mjekja psikiatre Arjana Rreli thotë se çrregullimet e shtuara janë stresi, ankthi dhe pagjumësia të cilat reflektohen në vizita të shtuara ditore, që shkojnë mesatarisht në 25 raste.

Këtë e konfirmon edhe shefja e sistemit parësor për rajonin e Tiranës, Ariela Malaj

Por në këtë shtim të nevojave për trajtim, Tirana ka vetëm tre qendra komunitare të shëndetit mendor. Ndërsa mjekët janë në dispozicion të vetëm njërës prej tyre.

Shtimi i rasteve po shoqërohet sipas mjekëve me shtim të përdorimi të medikamenteve të rrezikshme pa recetë dhe rreziku më i madh, sipas tyre, qëndron te krijimi i varësisë ndaj efekti “drogë” që kanë këto medikamente.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH