Aktualitet

Fluks në Kapshticë për festat, ja sa shtetas hynë në 24 orët e fundit

Shkruar nga Liberale
Fluks në Kapshticë për festat, ja sa shtetas hynë në 24

Sot është Krishtlindje dhe në këtë ditë të bekuar për besimtarët e krishterë numri i shqiptarëve që kthehen në vend nga dogana e Kapshticës është i madh.

Por sigurisht ka edhe nga ata shqiptarë që kërkojnë të kalojnë festat në shtetin fqinj.

Sipas News 24, në Kapshticë kanë hyrë 8260 dhe kanë dalë 2674 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Po ashtu mësohet se aktualisht në hyrje, po punohet me 4 sportele dhe ka lëvizje të shtuar të mjeteve./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH