Showbiz

Floriana Garo tregon sesi përfundoi nga Basha te Berisha

Shkruar nga Liberale
Floriana Garo tregon sesi përfundoi nga Basha te Berisha

Floriana Garo para zgjedhjeve të fundit parlamentare u emërua zëdhënëse e Partisë Demokratike. Ajo u largua nga ekipi i Bashës pas zgjedhjeve për t’u rikthyer te Berisha.

Garo tregon se ka ndikuar bashkëshorti që ajo të angazhohet në politikë dhe ata diskutonin shpesh për këtë çështje kur jetonin në Zvicër.

“Kishim vendosur që të ktheheshim për shkak të COVID dhe shpreha dëshirën time tek z. Basha për të kontribuar për PD dhe ai më pa në këtë rol”, tregon Floriana Garo.

Ajo tregon se ka qenë gjithmonë më afër Berishës dhe pasi e njohur personalisht u bë më e lehtë që të ishte bashkëpunëtore e tij.

Garo gjatë intervistës për emisionin ‘Sot’ tha se edhe Berishës i ka shprehur dëshirën për t’u angazhuar pasi mbështeste lëvizjen e tij, Foltoren.

“Kam pasur kontakte me z. Berisha shumë kohë më përpara. Unë i shpreha dëshirën pasi mbështesja të gjithë lëvizjen e Foltores. Doja të isha pjesë e kësaj dhe doja ta ndihmoja me pjesën time. Ai e pranoi këtë”, përfundoi Garo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH