Aktualitet

Floriana Garo, mesazh grave: Ne do të jemi luaneshat e ndryshimit

Shkruar nga Liberale
Floriana Garo, mesazh grave: Ne do të jemi luaneshat e ndryshimit

Zëdhënësja e fushatës elektorale të Partisë Demokratike, Floriana Garo i është drejtuar me një mesazh vajzave dhe grave shqiptare, që më 25 prill të bashkohen për të “sjellë ndryshimin duke votuar per Partine Demokratike dhe Lulzim Bashen per te sjelle shpresen ne jetet tona”.

“Ne do të jemi forca e gruas, luaneshat që shtyjnë dhe udhëheqin ndryshimin për të cilin Shqipëria ka kaq shumë nevojë", shkruan Floriana Garo në mesazhin e saj.

Deklarata e plotë

Dua t’ju jap një mesazh nga zemra, ju gra shqiptare!

Ne jemi gratë e këtij vendi dhe nuk arrijmë të shohim sesi kjo qeveri shkatërron jetët tona vit pas viti për 8 vite rresht. Dhe ne rrimë duarkryq.

Ne shohim pagat minimale kaq të ulëta, taksat e larta, dhe qindra mijëra të papune. Shohim familjet tona që nuk arrijne ta jetojnë jetën me dinjitet.

Shohim fëmijet tanë që ikin nga Shqipëria për një të ardhme më te mirë në vende të huaja.

Shohim errësirën që po mbulon tokën tonë të dashur, të ardhmen tonë.

Ne nuk mundemi të rrimë larg këtij realiteti dhe të shohim Shqipërinë pa rrugëdalje dhe pa të ardhme. Ne nuk duhet të rrime larg.

Ne do të jemi forca e gruas, luaneshat që shtyjnë dhe udhëheqin ndryshimin për të cilin Shqipëria ka kaq shumë nevojë.

Eshtë momenti ynë të bashkohemi e të kthehemi në një forcë të madhe e motivuese dhe të kthejmë shpresën tek familjet tona, fëmijet tanë, tek njerezit tanë të dashur. Tek Shqipëria jonë e shtrenjtë.

Më 25 Prill, gratë Shqiptare do të sjellin ndryshimin duke votuar për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën për të sjellë shpresën në jetët tona.

Shqipëria fiton!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH