Aktualitet

Florenc Hoxha nën hetim, bllokoi mjetin me ushqimet për iftar

Shkruar nga Liberale
Florenc Hoxha nën hetim, bllokoi mjetin me ushqimet për iftar

Ish-kreu i Policisë Bashkiake në Tiranë, Florenc Hoxha është proceduar penalisht, pasi është denoncuar nga një person për dhunë, sepse pretendonte se ai po shpërndante ushqime për fushatë.

Siç ben me dije policia e Tiranes, ngjarja ka ndodhur në Vaqarr, ku ish kreu i Policisë Bashkiake i ka bllokuar rrugën mjetit ku udhëtonte 36-vjeçari Bledar Goga.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin F. H., 46 vjeç, përfaqësues i një subjekti politik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, sepse ditën e djeshme, shtetasi B. G. ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi disa persona i kishin bllokuar rrugën në lagjen Ibra, fshati Vaqarr, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që përdoreshin në këmbim të votës. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ushqimet ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë”, bën të ditur policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH