Aktualitet

"Gjeta rrobat e tij në breg", flet vëllai i 14-vjeçarit që dyshohet se është mbytur në lumin Seman

Shkruar nga Liberale
"Gjeta rrobat e tij në breg", flet vëllai i

Ndërkohë që forcat e policisë, polumbarët dhe RENEA po vazhdojnë kërkimin për 14 vjeçarin, i cili dyshohet se është mbytur në lumin Seman, vëllai i tij ka folur për mediat.

“Dilnim bashkë për të peshkuar, dje e lashë në gjumë dhe vetë dola. Pasdite gjeta rrobat e tij në breg të lumit. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Këtu vinim bashkë për peshk dhe në një vend tjetër”, ka thënë vëllai.

14 vjeçari dyshohet se ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepat, të cilat mendohet se i kanë ngecur në lumë.  Banorët e zonës tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH