Aktualitet

Flet prokurori: Pse e rrëzuam akuzën ndaj Bashës për pastrim parash

               Publikuar në : 13:05 - 11/11/19 liberale

Prokurori i dosjes së lobimit rus, Ervin Karanxha, ka folur për Report TV në lidhje me pushimin e akuzës së pastrimit të parave, ngritur ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

Prokurori Karanxha ka thënë se kjo akuzë nuk u faktua për  shkak të mungesës se dëshmisë së Nicolas Muzin, i cili ka përdorur amendamentin e 5-të të Kushtetutës amerikane që ia njeh të drejtën për mos u inkriminuar.

Karanxha thotë se për lobistin e PD Nicolas Muzin, duhet të vendosë gjykata nëse duhet të dëshmojë.

Ndësa, në lidhje me faktin që në dosjen e përfunduar mungon firma e prokurorit, Kol Hysenaj, Karanxha ka thënë se ai është njoftuar nëpërmjet postës.

Prokuroria e Tiranës mori të pandehur kreun e opozitës Lulzim Basha për dosjen e lobimit me para ruse në SHBA në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, dhe i kërkon gjykatës të caktojë datën e gjyqit për Bashën, Arben Ristanin dhe financierin e PD Ilir Dervishin.

Ata janë të pandehur vetëm për falsifikim formulari në lidhje me deklarimet e shpenzimeve pranë KQZ, ndërsa akuza e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ka rënë./Gazeta Liberale

Tags: , , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back